Samiti i Parisit: 96 milionë euro financim për 3 projekte hekurudhore (Video)

Presidenti François Hollande priti në Paris kryeministrat e 6 vendeve të Ballkanit në samitin e tretë pas iniciativës së Berlinit. Edhe pse në një situatë aspak komode pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja, Hollande por edhe kancelarja gjermane Angela Merkel siguruan Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Kosovën dhe Bosnjen se asgjë nuk ka ndryshuar përsa i takon zgjerimit.

Takimi i nivelit të lartë, është pjesë e procesit të Berlinit, një nismë e kancelares gjermane Angela Merkel, për të mbështetur bashkëpunimin rajonal dhe zhvillimin ekonomik të vendeve të rajonit si dhe për të përshpejtuar procesin e integrimit të tyre evropian.

Në këtë takim u bë një vlerësim i ecurisë së projekteve të mbështetura në Samitin e Vjenës, ku u miratuan 10 projekte të ndërlidhjes rajonale (6 në infrastrukturën rrugore e 4 në infrastrukturën energjetike).

Komisioneri për Zgjerimin Johanes Hahn tha se Bashkimi Europian ka  vendosur që të ofrojë 96 milionë euro për projektet e infrastrukturës hekurudhore në Serbi, Shqipëri dhe në Kosovë. Ai po ashtu siguroi se Brukseli do të japë edhe një fond prej 50 milionë për projekte që lidhen me çështje mjedisore.

“Kjo tregon se jemi seriozë në lidhje me angazhimin tonë për t’i çuar deri në 1 miliard euro deri në vitin 2020 fondet e vëna në dispozicion për vendet e Ballkanit”, tha Hahn…

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!