Rritet numri i turistëve nga Shqipëria

Mali i Zi vitet e fundit ka pasur rritje të turistëve nga Shqipëria, sidomos gjatë vitit 2017, kur janë regjistruar 56.206 turistë të cilët kanë realizuar 214.00 fjetje, 45% më shumë se në vitin 2016, u tha në forumin e mbajtur në Shkodër.

Në forum u nënshkrua edhe marrëveshja për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet kompanive nga të dy vendet, e firmosur nga kryetari i Dhomës Ekonomike të Malit të Zi Vllastimir Golluboviq, dhe kryetarja e Unionit të Dhomave të Tregtisë në Shqipëri, Ines Muçostepa. U vlerësua se të dy vendet nëpërmjet menaxhimit të përbashkët të resurseve natyrore mund të krijojnë kushte edhe më të avancuara për zhvillimin e turizmit, sidomos në zonën e Liqenit të Shkodrës./TvTeuta/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!