Nga mesnata, çmimet e karburanteve përsëri më shtrenjtë

Në Malin e Zi, të gjitha llojet e karburanteve do të jenë nga mesnata më shtrenjtë nga dy në katër cent për litër, njoftoi Ministria e Investimeve Kapitale.

Një litër Eurosuper 98 do të jetë tre cent më i shtrenjtë dhe do të kushtojë 1.40 euro, ndërsa një litër Eurosuper 95 do të rritet për katër cent dhe do të kushtojë 1.37 euro.

Eurodiesel dhe vaji ngrohës do të rriten për dy cent.

Një litër Eurodiesel do të kushtojë 1.21 euro, ndërsa një litër vaj ngrohje 1.18 euro.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!