Gjeloshaj: Të mjerë janë politikanët që duhet me i mbrojtë policia

Vazhdon debati mes deputetit të Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj dhe kryetarit të këshillit të DPS për kryeqytetë Vlladan Vuçeliq.

Gjeloshaj i është përgjigjur deklaratës së fundit të Vuçeliq, duke theksuar se në munges të argumenteve poliike ai përsëri merret me të gjitha por jo me atë thelbësoren.Gjeloshaj thotë që Vuçeliq vazhdimisht shmang t’i përgjigjet pyetjes “Çka u bë me komunën e Tuzit.”

Tuzi edhe sot është kumunë urbane sipas ligjit të vitit 2005, dhe kjo është e vërteta e vetëme, për të cilën ne i kemi informuar të gjithë ata që janë interesuar në ditët që votuat kundër Malësisë.

Keni deklaruar se nuk keni problem me kërkesën dhe prëmtimin që keni dhënë me vite që Tuzi të bëhet komunë e plotë, por në Parlament keni votuar kundër, ka thënë Gjeloshaj shkruan CDM.

Nuk i përgjigjeni thirrjes sime për të mbështetur seancën e jashtëzakonshme të Parlamenit të Malit të Zi (siç u keni premtuar partnerëve ndërkombëtar) dhe të votoni për komunën e plotë.

Nuk e keni përmendur as faktin që ja keni ndaluar Filip Vujanoviqit të respektojë ligjet dhe të shpalli zgjedhjet për gjysmë-komunat e votuara.

Kërcënimet të cilat ju i përmendni, janë pjesë e fushatës politike, e cila është nisur me vrapimin e medijave tuaja pastaj njoftimi i DPS dhe në momentin kur unë kam vurë në dukje të vërtetën, se jeni të friguar nga populli që keni tradhtuar, pason reagimi juaj gjithë-ditor dhe në ndihmë ju vjen edhe Qeveria e Malit të Zi.

Sa herë që DPS është i frikësuar nga vullneti i popullit ju arrestoni, thotë Gjeloshaj.

Përformanca juaj politike rreth kërcënimeve ndaj deputetëve të DPS, gjegjësisht humbja e mbështetjes së qytetarëve, ishte fillimi, që të përpiqeni për të frikësuar qytetarët e Malësisë dhe veç keni filluar me arrestimet e tyrpshme,DPS vizaton, policia dhe prokurorët reagojnë në thirrjet e DPS-së, por nuk do të na frikësoni.

Njjë gjë është e sigurtë, deputetët shqiptar të DPS-it më së shumti të rrezikuar janë nga vetë DPS-i.E mjerë është ajo parti dhe deputetët kur policia duhet ti mbrojë nga populli, thotë Gjeloshaj.

Problemi juaj qëndron në faktin, se ju e dini mirë që partnerët tanë të përbashkëta ndërkombëtare nuk janë të kënaqur me votën tuaj kundër Malësisë dhe problemi edhe më i madh i juaji është komunikimi dhe bashkpunimi i shkëlqyer që ka Alternativë Shqiptare dhe unë personalishtë me ta, dhe veçanarishtë që nuk do të heshti kur janë në pyetje interesat e popullit tim, shprehet Gjeloshaj.

Vendimi është i juaji a do të vazhdoni të fundoseni apo të përpiqeni për të dal nga balta, përfundon Gjeloshaj.

Shperndaje