Sulmohet Kuvendi i Kosovës (Video)

Kosova është tronditur nga një shpërthimi i fuqishëm në ambientet e Kuvendit në orët e vona të së enjtes. Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se dy persona të armatosur kanë goditur me murtajë dore zyrat e parlamentit, ndërsa kanë qenë në lëvizje e sipër me një motoçikletë.

Mjeti është gjetur i djegur në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, 1.5 kilometra larg vendit të ngjarjes. Policia konfirmon se bëhet fjalë për motoçikletën me të cilën autorët sulmuan godinën e parlamentit.

Me herët zëdhënësi i saj Daut Hoxha deklaroi se janë gjetur disa dëshmi mes të cilave shishja e benzinës dhe një mjet për hedhjen e predhës. Ai nuk dha detaje rreth motiveve te sulmit por tha se nuk ka patur persona të lënduar. Shpërthimi në ambientet e kuvendit të Kosovës ndodhi në një kohë kur kishte një fluks në lëvizjen e qytetarëve. Godina e parlamentit është sulmuar edhe gjashtë muaj më parë me bombë molotov, por policia në atë kohë nuk mundi të zbulojë autorët dhe as motivet e tij.

 Sulmi në Prishtinë ndodhi ditën kur qeveria miratoi projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi dhe e dërgoi atë për miratim në Parlament.

Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje është vënë si kusht për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe vonesa e saj mund të bllokojë planet për miratimin e liberalizimit në strukturat e Bashkimit Europian.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!