Me 18, 19 dhe 20 gusht, Festivali Mbarëkombëtar i Folklorit ”Rapsha 2017”

SHKA ”RAPSHA” prej datës 18,19 dhe 20 gusht 2017, në skenën e hapur në Vitojë të Malësisë organizon edicionin e pestë të Festivalit Mbarëkombëtar të Folklorit ”Rapsha 2017”.

Në këtë Festival për tri netë me radhë, Malësia do të mirëpresë 30 grupe dhe mbi 600 artistë nga të gjitha trevat shqiptare dhe Diaspora, ku mund të veçohet pjesëmarrja e Ansamblit të Arbreshëve -Itali.

Manifestimi fillon me defileun e grupeve pjesëmarrëse nëpër qënder të Tuzit duke filluar nga ora 18:00, kurse manifestimi qendror do të filojë në orën 20:00 në skenën verore në Vitojë./Malësia.ME/

Fotografia e Luca Juncaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!