Gjeloshaj: Presim së paku dy mandate dhe fitore bindëse

Koalicioni shqiptar, Forumi Shqiptarë (ASH-LDSH), Forca, Lëvizja Qytetare Perspektiva dhe Unioni i Tuzi dorëzuan mbërm listën zgjedhore “Genci Nimanbeg – Nik Gjelosaj” për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Bartësi i listës, Nik Gjeloshaj, tha se ata presin së paku dy mandate, mbështetje bindëse dhe fitore ndër shqiptarët.

“Nga zgjedhjet shumëpartiake në Mal të Zi, kjo listë përfshin më së shumti subjekte shqiptare.”Jemi të kënaqur që arritëm t’i bashkojmë shqiptarët, që përfaqësojnë 71 përqind të shqiptarëve në kuvendet lokale, dhe ne e quajmë koalicion i madh shqiptar”, tha Gjeloshaj për media pas dorëzimit të listës.

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu (FORCA), theksoi se është koha që shqiptarët të marrin atë që për një kohë të gjatë e kanë pritur.

“Është koha që të fitojmë të drejtat tona. Ne duam barazi në ekonomi, në zhvillim dhe në jetën e përditshme”, tha Nimanbegu.

Kryetari i Forces, Nazif Cungu tha se është koha për të rinjtë, energji të re, e cila do të japë një kontribut të madh në zhvillimin e demokracisë në Mal të Zi, dhe ne me përvojë do të ndihmojmë në këtë./Malësia.ME/

Shperndaje