Listat i dorëzuan 6 koalicione dhe 6 parti politike

Brenda afatit të paraparë ligjor, 6 koalicione dhe 6 parti politike kanë dorëzuar listat për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare, të cilat do të mbahen me 30 gusht.

Subjektet politike shqiptare në këto zgjedhje do të dalin në dy kolona gjegjësisht dy koalicione. Listës shqiptare, e përbërë nga Alternativa shqiptare, Forca, Lidhja demokratike shqiptare, Lëvizja qytetare perspektiva dhe Unioni i Tuzit, do të dalin në një kolonë, të cilës do ti prijë, Nik Gjeloshaj, i pasuar nga Genci Nimanbegu.

Ndërsa në  kolonën tjetër, do të jetë Koalicioni shqiptare me moton “Bashkë një zë”, i përbërë nga Partia demokratike, Unioni demokratik i shqiptarëve dhe Lidhja demokratike në Mal të Zi, të cilës i prinë Fatmir Gjeka, i pasuar nga, Mehmet Zenka.

Në krahasim me zgjedhjet presidenciale të mbajtura dy vjet më parë, numri i votuesve është rritur për rreth 8 mijë e 600.

Zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit, do të jenë të 11-ta me radhë prej fillimit të pluralizmit politik në Mal të Zi.

Shperndaje