Nuk përmbushen kushtin, afati i liberalizimit të vizave varet nga vendimet në Kosovë

Komisioneri i BE-së për politika të fqinjësisë dhe negociata të zgjerimit, Johannes Hahn, tha per Radio Evropa e Lirë se është “i paqartë afati kohor për liberalizimin e vizave për Kosovën” sepse, siç tha, “ende varet nga vendimet e saj”.

Hahn tha se kushti i Kosovës për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi nuk është përmbushur dhe ritheksoi qëndrimin se ‘tani çdo gjë varet nga vetë Kosova”.

Në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë, komisioneri Hahn, tha se në krahasim me Kosovën dy vendet e tjera në paketë, Gjeorgjia dhe Ukraina I kanë përmbushur të gjitha kushtet dhe pritet që në vjeshtë të marrin dritën e gjelbër për liberalizim të vizave.

Shperndaje