Caktimi i vizitave tek mjeku përmes portalit

Qytetarët prej javës së ardhshme do të kenë mundësi të caktojnë vizitat tek mjeku i zgjedhur përmes portalit për verifikim elektronik të Fondit të shëndetësisë, njofton Pobjeda.

Drejtori i Fondit të Shëndetësisë Sead Çirgiq ka deklaruar për gazetën Pobjeda se Portali tani është në fazën e testimit. Ai ka sqaruar se qytetarët do të kenë parasysh turnin e doktorit të tyre dhe terminet e lira, por edhe do të kenë mundësi që të ndryshojnë dhe të eliminojnë terminet.

Për të pasur qasje në servisin onlajn nevojitet që qytetarët së pari t’i drejtohen mjekut të zgjedhur për të siguruar PIN kodin e caktuar.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!