Demokratët: Nuk ka qeveri të qëndrueshme në Mal të Zi pa pjesëmarrjen e partive të pakicave

Mali i Zi Demokratik falënderon Partinë Boshnjake për konfirmimin e partneritetit dhe marrëdhënieve miqësore që ata kanë që nga themelimi i Demokratëve.

“Demokratët kanë një komunikim shumë të mirë me Partinë Boshnjake dhe një shkallë të lartë të bashkëpunimit si në Mal të Zi dhe ndërkombëtarisht, brenda EPP, thuhet në deklaraten e Demokratëve.

Prandaj, ne shprehim kënaqësinë tonë që ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe thellohet fuqishëm. Demokratët, si një parti me një orientim të fortë pro-evropian dhe pro-perëndimor, besojnë se nuk ka pushtetë dhe asnjë qeveri të qëndrueshme në Mal të Zi pa pjesëmarrjen e partive të pakicave. Ne kemi theksuar vazhdimisht se një parim i tillë duhet të bëhet rregull në Malin e Zi.

Unë besoj dhe gëzohem nëse edhe partitë shqiptare do të shprehnin gjithashtu gatishmërinë e tyre për të ndërtuar së bashku rrugën evropiane të Malit të Zi dhe të gjithë qytetarëve të saj, duke forcuar dhe jo duke ndryshuar prioritet e politikës së jashtme dhe orientimin evropian të Malit të Zi “, thanë nga Demokratët.

Më herët sot nga Partia Boshnjake deklaruan se Demokratët duhet të jenë kryesorët në formimin e Qeverisë së re sepse rezultati i zgjedhjeve u jep atyre legjitimitet dhe do të kenë mbështetjen e Partisë Boshnjake./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!