Vera kulturore solli aromën e fletëve të librit në Malësi

0

Nga Gjekë Gjonaj

Pushteti i ri vendor në Komunën e Tuzit po vazhdon  të  befasojë me surpriza  të reja  të  kënaqshme    në të mirën e qytetarëve të Malësisë.

Në këtë kontekst po përmendim hapjen e parë të Panairit të librit i cli u mbajt javën e kaluar në  Tuz në kuadër të manifestimit “ Vera në Malësi”.

 Në Malësi deri  në këtë panair  nuk është bërë asgjë në frymën e të kthyerit të librit në një mjet për të komunikuar midis njerëzve, sepse libri është një përcjellës i kulturës, dijes dhe historisë. Ne të gjithë duhet ta shijojmë  librin si një mik që lidh dy miq dhe dy njerëz  të panjohur me njëri-tjetrin.

Organizimi i kësaj ngjarjeje  kulturore shqiptare, e cila  në vendet e civilizuara vlerësohet si festë e librit, ka qenë një nevojë e  kahmotshme në shërbim të  prezentimit të letërsisë  artistike shqiptare , evropiane dhe botërore. Prandaj vlera e kësaj përpjekje e organizatorit ( Sekretariatit për Veprimtari Shoqërore)   për ta sjellë “  aromën” e fletëve të librit edhe në Malësi, në këtë kohë të internetit dhe digjitalizimit, kur po rrezikohet lexueshmëra e librit, është shumë më e madhe  se sa që duket formalisht Tranzicioni që po pësojmë si shoqëri, konteksti ekonomiko-shoqëror, komercializimi i gjithçkaje, ndikimi teknologjik, mosfinancimi i librave, aktivitetet e pakëta kulturore, vetëdija e ultë e shumëçka tjetër, ndaras e bashkë e kanë përmbysur atë që mund të quhet kulti i librit.

Ky vendtakim u shërbeu  qytetarëve të Malësisë dhe gjithë frekuentuesve të tij  si shtytje për ta blerë librin edhe si ushqim i përditshëm i mendjes drejt zgjerimit të njohurive dhe informacionit, pasurimit të fjalorit dhe të folurit . Panairin e librit në Tuz nuk duhet shikuar vetëm si  një pikë takimi midis individëve lexues ose jo, botimeve, autorëve dhe shtëpive të reja botuese, por si një mënyrë për t’u thënë shqiptarëve që vetëm nëpërmjet leximit do të mund të ecim  përpara si e vetmja rrugë e përftimit të kulturës, nivelit intelektual dhe profesionalizmit të domosdoshëm.

Panairi duhet t’i japë mesazhin njerëzve se vetëm duke lexuar mund të bëhen të suksesshëm, se vetëm me anë të leximit do të krijojmë  një potencë intelektuale dhe të na  ndërgjegjësojë se nëpërmjet leximit do të mund të kthjellohemi sesa lart jemi nga niveli i tregut ku bëjmë pjesë dhe sa avantazh kemi ndaj tij. Realiteti është që vetëm nëpërmjet leximit të librit, do të  krijojmë  ndërtojmë   dhe analizojmë  këndvështrime dhe gjykime multidimensionale mbi ngjarje konkrete dhe evente të caktuara në jetë. Leximi jo vetëm  se na  pajis me informacion jetik por dhe  na përgatit dhe kompleton përballë sfidave duke  na  ndihmuar të jemi të hekurt përballë vështirësive që  na  dalin përpara.

Malësia është mjaft kulturore. Lexuesit e kësaj trevë   shqiptare çdo ditë e më shumë që nga fëmijët, të rinjtë dhe të të rejat, të moshuarit njohin kulturat më të zvilluara evroipiane, njohin shkrimtarët, filozofët dhe ideologët e mëdhenj nga vende evropiane dhe botërore. Kjo ngjallë nevojën  që institucionet e kulturës të të gjitha niveleve të punojnë  më shumë së bashku për të përmirësuar punën e librit, sepse korridori i librit është një korridor që na çon në Evropë. Me librin do të ecim përpara. Rruga e bashkëpunimit është rruga e vetme që ka Mali i Zi  dhe lexuesit.

Ministria e Kulturës duhet të jetë një pol ku krijohen urat e komunikimit dhe dialogut. Andaj është imperativ i kohës që  kjo nismë e organzatorit si një hapësirë kuturore më e thelluar   të vazhdohet në mënyrë që  kjo ngarje kulturore e rëndësishme për Malësinë dhe kulturën shqiptare të bëhet tradicionale, për vetë rëndësinë që ka libri në zhvillimin e shoqërisë, sidomos në  zhvillimet  e sotme shoqërore.

error: Të drejtat e rezervuara !!