Ministri Dukaj, kopshti në Tuz do të emërohet “Nënë Tereza”

Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj njoftoi se kopshti në Tuz do të quhet “Nënë Tereza”.

Më poshtë mund të lexoni mjoftimin e ministrit Dukaj:

Sot, në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, duke uruar këtë datë të veçantë për mbarë njerëzimin, dëshiroj të njoftoj opinionin që Ministri i Arsimit, z. Vojinoviq, me nismën e Komunës së Tuzit, mori vendimin për pavarësimin e kopshtit në Tuz.
Po ashtu ministri ka aprovuar idenë time që kopshti në Tuz të emërohet “Nenë Tereza”.
Falënderime për ministrin Vojinoviq, kryetarin Nik Gjeloshaj dhe Qeverinë e Malit të ZI, Dritan Abazoviq.

Shperndaje