Zëvendësi i ndihmësit të sekretarit shtetëror amerikan për çështjet evropiane dhe Euro-azisë, Hojt Brajan Ji, ka theksuar se dyert e tyre janë të hapura për të gjitha palët të cilat dëshirojnë dialog, dhe se nuk do të përzihet në formimin e qeverisë aktuale ose të asaj pas zgjedhore në Mal të Zi.
Me të gjitha partitë duam bashkëpunim të bazuar mbi vlerat të cilat ne i vlerësojmë të rëndësishme e që janë demokracia, sundimi i ligjit, liritë personale, respektimi i pavarësisë së gjykatave dhe të mediave dhe e ardhmja euro-atlantike.
Ai ka theksuar se një ndër mënyrat më të mira për sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është që qytetaret të shfrytëzojnë të drejtën demokratike për të votuar, të marrin pjesë në mënyrë masive në zgjedhje.
Duke komentuar deklaratat e FD se ambasade e SHBA-ve, përzihet në çështjet e brendshme politike në Mal të Zi, Hojt Ji, ka theksuar se është obligimi i secilit që paraqet akuza që të sigurojë të dhëna dhe fakte për ti arsyetuar pohimet e tilla.
Ai ka shtuar se ambasada e SHBA ka luajtur rol pozitiv në zhvillimin e Malit të Zi në dy deceniet e fundit.
Brajan Ji tha se shihën përpjekjet e Rusisë për të forcuar interesat e saj në rajon.Definitivishtë shohim që Rusia dëshiron të forcojë interesat e saj në rajon, natyrisht edhe në Mal të Zi.
Natyrisht, që jemi të shqetësuar në lidhje me pohimet që Rusia është duke u përpjekur të ndikojë në zgjedhjet këtu dhe në vendet tjera, në një mënyrë që nuk është mjaft transparente dhe jo plotësisht e ligjshme.