Daniloviq: Nuk do të nënshkruaj regjistrin zgjedhor

Miistri i opozitës në qeverin e besimit zgjedhor Goran Daniloviq ka deklaruar se nuk do të nënshkruajë regjistrin zgjedhor.

“Arsyeja kryesore pse unë nuk do të nënshkruajë vendimin është se ligjvënësi, me shumicë të thjeshtë, ka mundësuar që të kemi më shumë se 100.000 persona të cilëve u është ndryshuar qendra e votimit”.Këtë nuk kemi mundur të ndryshojmë, por kemi bërë gjithçka që ishte në dorë tonë.Te nënshkruaj Dushko Markoviq i cili këto ditë po mbanë ligjerime mbi atë se çka më duhet të bëj e çka jo, tha Daniloviq.

Dushko Markoviq, sot ka thënë se ligji nuk e lejon ministrin e  brendshëm që të mos e nënshkruaj regjistrin zgjedhor. Ai, siç ka theksuar, e din se çka mundet dhe çka i duhet, por edhe çfarë nuk i duhet.

Markoviq poashtu ka thënë se regjistri i zgjedhësve është i saktë.

Duke reaguar në deklaratën e ministrit të punëve të brendshme, Goran Danilloviq, i cili ka kumtuar mbrëmë se sistemi AFIS ka treguar se në regjistrat zgjedhor gjenden 102 individë, gjurmët e gishtërinjve të të cilëve përputhen më të tjerët, Markoviq ka theksuar se nuk është befasi që Danilloviq, vazhdimisht jep deklarata rreth regjistrit zgjedhor të cilat e hutojnë opinionin.

Gjurmët e gishtërinjve të 102 individëve për të cilët vërtetimi i sistemit AFIS ka treguar se përputhen më të tjerët nuk kanë identitet të dyfishtë, por fjala është për  gabimin e aparatit për marrjen e gjurmëve të gishtërinjve ose për lëshimet e administratës

Sot për këtë çështje nuk flitet pa fare ka theksuar ai. Markoviq ka vlerësuar se regjistri zgjedhor është i mirë dhe i saktë./Malësia.ME/

Shperndaje