Camaj vizitoi redaksinë shqip në RTMZ: Synimi kryesor është hapja 24 orëshe e programit shqip

Sot në zyrën e redaksisë shqipe në RTMZ qendruanë për vizitë pune sekretari shtetëror në ministrinë e administratës publike Agron Camaj dhe drejtori i drejtorisë së mediave Negjeljko Rutoviq të cilët u takuanë me kordinatorin e dy redaksive shqip pranë RTMZ Senad Gilaj dhe dy redaktorët e redaksive Marash Dedvukaj dhe Nikë Kalaj.

Camaj u interesua për punën e dy redaksive dhe mundësinë e tyre për të kontribuar në përmirësimin e punës në këto redaksi. Me këtë rast Gilaj i njoftoj mysafirët me punën e redaksive si dhe me plan programin e paraparë për vitin që vjen. Gilaj me këtë rsat potencoj se qellimi primar është hapja 24 orëshe e programit shqip, hapja studios në Ulqin për nevojat e dy redaksive si dhe punësimi i gazetarëve dhe teknikëve të rinj pranë këtyre dy redaksive.

Poashtu edhe Dedvukaj dhe Kalaj paraqitën problemet me të cilat ndeshën redaksitë në punën e tyre dhe nevojat e domosdoshme të përmirësimit të kushteve aktuale e posaçerisht punësimin e gazetarëve të rinj dhe disa nevoja të tjera teknike. Me këtë rast mysafirët premtuanë se do të bëjnë çështë e mundur që të kontribojnë në përmirësimin e kushteve të përgjithshme të këtyre dy redaksive e posaçerisht në mënyrë urgjente do të reagojnë që sa më parë të sigurohet një studio në Ulqin e cila në masë të madhe do të lehtësonte punën e mëtejme të këtyre dy redaksive.

Shperndaje