Një pjesë e Partisë Boshnjake takohet me opozitën

Disa nga antarët e këshillit qëdror të Partisë Boshnjake mes tyre edhe kryetari i Plavës, Orhan Shahmanoviq janë takuar sot me kryetarin e Demos Miodrag Lekiq dhe kryetarin e URA Zharko Rakçeviq ku diskutuan për formimin e qëverisë së re.

Duke filluar nga dëshira e përbashkët për ndryshime paqësore, qëndrimi i përbashkët është që nuk ka asnjë pengesë për formimin e qeverisë që do të jetë fryt i marrëveshjes mes Partisë Boshnjake dhe partive tjera të pakicave me opozitën qytetare, thuhet në deklaratë të këtyre partive pas takimit.

Antarët e Partisë Boshnjake thanë se do të kërkojnë nga Këshilli Qendror që krahas ofertë së PSD-së të shqyrtohet edhe oferta e opozitës.

Shahmanoviq para disa ditësh ishte takuar edhe me një nga liderët e FD Nebojsha Medojeviq, kurse për gazetën ”Dan” kishte deklaruar që Partia Boshnjake duhet të formojë qeverin me partitë opozitare.Ai beson se duhet të merret në konsiderat në mënyrë të barabartë te dy ofertat, por që përparsi i jep marrveshjes me opozitën.

Ai poashtu bëri me dije që kryetari i PB Rafet Husoviq para disa ditësh ishte takuar me kryetarin e SNP-së Srgjan Miliq./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!