“Shqiptarët të Vendosur” mbajtën takim – Nuk kanë marrë ofertë as ftesë zyrtare nga opozita

Përfaqësuesit e Koalicionit “Shqiptarët të Vendosur” kanë mbajtur mbrëm takimin punues lidhur me harmonizimin e platformave të perbashkëta të cilat do ti prezëntojnë në bisedimet në mes të partive të pakicave dhe bisedimet për formimin e qeverise së ardhshme.

Kryetari i Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu, tha se nuk kanë marrë asnjë ofertë dhe as ftesë zyrtare nga opozita për bisedime. Kemi pritur që gjatë ditës do vijë ftesa por nuk kemi marrë asgjë. Për këtë arsye, në mbledhjen e koalicionit ”Shqiptarët të Vëndosur”  nuk kemi mundur të flasim për ofertën e opozitës.

Ai tha se për ofertën e opozitës drejtur partive të pakicave dinë vetëm atë që kanë dëgjur në media. Kur të marrim ofertë dhe ftesë zyrtare për bisedime do të deklarohemi, tha Cungu për Dan./Malësia.ME/

 

Shperndaje