Knezheviq: Krivokapiq dhe Beçiq njohën pavarsinë e Kosovës

Një nga drejtuesit e Frontit Demokratik (DF), Milan Knezheviq, tha se negociatat që i drejtoi mandatari Zdravko Krivokapiq me përfaqësuesit e tre koalicioneve, u zhvilluan me qëllimin që në Qeveri mos ketë përfaqësues politikë dhe autentikë të popullit serb në Mal të Zi.

Knezheviq tha se Mali i Zi është i vetmi vend në botë që e ka njohur dy herë Kosovën.

Herën e parë e bëri Gjukanoviq në tetor të vitit 2008 dhe herën e dytë është njohur me marrëveshjen e liderëve të tre koalicioneve më 9 shtator 2020. Nuk duhet të harrojmë se qeveria e vjetër dhe e re malazeze tashmë e ka njohur Kosovën dhe tradhtuar atë tash dy herë, tha Knezheviq.

Malësia.ME

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!