Memë Balidemaj fton Partitë Shqiptare në Guci të bashkohen

Çfar po ndodhë në Komunen e Gucisë? Na perçan e çka tash? Shqiptarët ne komunen e Gucisë duket të jenë 41.3 % e popullsis aq janë ose më pak edhe “boshnjak” dhe nje numer serbo malazez dhe diçka pak të regjistruar si Musliman. Pas pothuajse dy viteve qeverisje shumë çka u çbë. Sot nga gjithsei 30 keshilltarë askush nuk ka shumicë, 4 këshilltar shqipëtar ishin ne qeverisje dhe 4 jasht saj! Në bazë të popullsis sipas statutit: 41% të detyrave duhet kryer nga Shqiptarët, pra mendoj vende pune! Nderkaq sot akoma çdo gjë është e hapur, kemi edhe pak kohë,shumë pak,por mjaftueshem per te reflektuar dhe bashkuar.

Për tu bashkuar sepse keshtu don populli,per tu bashkuar se mbi të gjitha jemi shqipëtare. Dikush duhet leshuar pe, dikush duhet gelltitur atë qe ia ka nxën frymen. Shume të diplomuar po marrin rrugen për Kosove, Evropë, sepse kan nevoj per të jetuar e punuar, me dhjetra shqipëtar të diplomuar heshtin dhe presin nga ju të nderuar!!! Mundohuni që të harroni të kaluaren dhe mllefet që keni mes vete! Populli eshtë i zgenjyer por kthejani buzeqeshjen e keni ketë mundesi vendimtare që të gelltitni shumë çka per hir të atyre pak shqipëtarve që kemi mbetur, nuk jemi shume por jemi mjaftushëm për të treguar se ne mundemi.

Andaj lus Aleancen Shqipëtare, Unionin Demokratik, Lidhjen Demokratike që të gjejnë një zgjidhje, sepse ato vende pune po nuk i morem sot neser do të bëhet vonë.

Po su bashkuat edhe në kete moment vendimtar, e paçit popullin tuaj në qafë!

Shperndaje