Në Ulqin partitë shqiptare arrijnë marrëveshjen e parë

Të premten në Ulqin është mbajtur takimi i dytë i liderëve të partive shqiptare ku kanë arritur edhe marreveshjen e parë.

Pjesëmarrësit mbrëmë kanë rënë dakord të hartojnë propozim të perbashket më të cilin parashikohet ndryshimi i ligjit aktual zgjedhor në Mal të Zi.

Shqiptarët do të fokusohen në pjesën e ligjit në fjalë që ka të bëjë me pakicat dhe konkretisht me pakicën shqiptare.

Me ftesë të liderit të Partisë demokratike Fatmir Gjeka, në tubim ishin të pranishëm liderët e Forcës së re demokratike Nazif Cungu, Lidhjes demokratike në Mal të Zi Mehmet Bardhi, Unionit demokratik të Shqiptarëve Mehmet Zenka, Alternativës shqiptare Gjergj Camaj, Iniciativës qytetare Vasel Sinishtaj dhe Lëvizjes qytetare “Perspektiva” Zana Sarvan.

Poashtu është rënë dakord që takimi i radhës të mbahet pas një jave, me çrastë do të formohet grupi punues për përpilimin platformës të cilën do ta përbëjnë nga një përfaqësues nga çdo subjektë politik./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!