Ka përfunduar rruga që lidh Shkodrën më Vermoshin dhe më pas me Plavën e Gucinë

Ka përfunduar së ndërtuari segmenti rrugor Tamarë-Vermosh rreth 30 kilometra e gjatë, pjesë e rrugës Shkodër-Vermosh.

Me përfundimin e këtij segmenti, rruga që lidh Shkodrën më Vermoshin dhe më pas me Plavën e Gucinë quhet e përfunduar, shkruan sot Koha Ditore dhe transmeton Malësia.ME.

Pas përfundimit të asfaltimit, firma ndërtuese “Riviera Contruction” po merret me vendosjen e sinjalistikës dhe mbrojtëseve anësore metalike, në segmentin nga Qafa e Berdelecit deri në Vermosh.

Rruga Shkodër-Vermosh rilidh zona shqiptare përtej kufirit, Plavë e Guci, me një sipërfaqe mbi 540 km katrorë, me shtratin historik të zhvillimit të saj, Malësinë e Madhe dhe Shkodrën.

Banorët e Plavës e Gucisë udhëtonin më shumë se 240 km nga Podgorica për të mbërritur në Shkodër e Malësi të Madhe, nga 105 kilometra që është aktualisht me ndërtimin e rrugës Shkodër-Vermosh.

Shperndaje