Stollkemberg: Qeveria e re të çojë shtetin në NATO

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stolltenberg pret që Qeveria e re e Malit të Zi do t’i përkushtohet anëtarësimit në Aleancë, duke shtuar se së shpejti të gjitha vendet anëtare do të ratifikojnë protokollin mbi anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

Stolltenberg tha se është takuar me kryeministrin e ri derisa ishte në pozicionin e mëparshëm dhe shprehu besimin se ai do të sigurojë vazhdimin e kursit që Mali i Zi ka drejt integrimit euroatlantik. Ai tha se nuk mund të deklaroi saktësisht se kur Mali i Zi do të bëhet anëtare e plotë, duke përkujtuar se është në vazhdim ratifikimi i protokollit nga parlamentet e vendeve anëtare. Këtë deklarata ai i bëri në prag të takimit të ministrave të jashtëm , që fillon nesër në Bruksel.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!