Zenka: Së bashku të veprohet në luftën kundër dhunës në familje

Mali i Zi ka ligje cilësore në sferën e dhunës të bazuar në gjini ,ka vlerësua ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave , Mehmed Zenka dhe ka theksuar se në luftën kundër kësaj dukurie duhet të veprohët së bashku.

Sipas fjalëve të tij dhunuesi nuk lind ,por krijohet. Zakonisht meshkujt të cilët nuk kanë arritur të krijojnë autoritet në mjedis, përpiqen që këtë ta kompensojnë tek të afërmit e vet në formën më brutale”,ka theksuar Zenka ne Konferencën “Mbrojtja e dhunës në familje në praktik e bazuar në studimet e rastit “.

Ai ka shtuar se familja e shëndosh është themeli i shoqërisë dhe streha e fundit e njeriut normal.

Zenka ka thënë se forma më e përhapur e dhunës është ajo psiqike.

Ai po ashtu ka thënë se Mali i Zi disponon me ligje kualitative nga kjo sferë ,por kjo nuk është e mjaftueshme. Nevojitet reagim vargor i të gjithë përbërësve shoqëror .Nëse të gjithë nuk do të veprojnë së bashku dhe të sinkronizuar atëherë do të mungoj suksesi sado që ligji të jetë i mirë,ka  thënë Zenka.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!