Vujanoviq, shpall zgjedhjet me 4 shkurt në Ulqin

Kryetari i Malit të Zi Filip Vujanoviq solli sot vendimin për zgjedhjet lokale në Ulqin të mbahen me 4 shkurt të vitit 2018.

Atë ditë do të organizohen edhe zgjedhjet për këshilltarë në Kuvendin komunal të Tivarit.

Zgjedhjet e fundit lokale në Ulqin u mbajtën me 26 janar për vitin 2014./Ul-info/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!