Nimanbegu akuzon subjektet politike të Malësisë

Deputeti i Forcës Genci Nimanbegu, deklaroi se ligji i ri për statusin e Tuzit erdhi si rezultat i marrëveshjeve të subjekteve politike që veprojnë në Malësi me Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS) dhe se Forca nuk ka marrë pjesë në këto marrëveshje.

Gjatë një interviste për Tv Teuta, Nimanbegu u pyet pse votoi “kunder” ligjit të ri për kryeqytetin.Pyetjes së gazetarit i është përgjigjur se arsyet pse ai votoi kundër kanë të bëjnë me disa ndryshime në ligj në momentet e fundit, dhe faktin që ai nuk do të hyjë në fuqi deri në vitin 2018. Por nuk është e vërtetë që Nimanbegu ka votuar kundër, ai ishte i përmbajtur.

Ai shtoi se ligji aktual nuk do të thotë se statusi i Tuzit është përfundimtar, pasi kjo gjendje mund të jetë edhe kalimtare.

Ata që nënshkruan komunën në kuadër të kryeqytetit ishin këshilltarët e PDS,PB,UDSH,Iniciativës Qytetare dhe Listës për Tuz./Malësia.ME/

Shperndaje