Borë dhe ngrica, vështirësi në tërë Malin e Zi

Përkeqësimi i kushteve të motit kanë krijuar vështirësi të shumta thuajse në të gjithë Malin e Zi, por me probleme të theksuara kryesisht në zonën veriore dhe verilindore të vendit.

Alarmi i kuq meteorologjik nga dje është ende në fuqi. Në territorin e tërë Malit të Zit frynë erë mjaft e fortë dhe me temperatura të ulëta.  Sot në mëngjes në Mal të Zi, më së tepërmi borë kishte në Cetinë dhe në Plavë, nga 50 cm.

Gjatë natës së mbrëmshme temperaturat kanë pësuar rënie të ndjeshme, ndërsa reshjet e shtuara të borës kanë komplikuar më tej situatën për qarkullimin e automjeteve. Ndërsa udhët kryesore të vendit janë përgjithësisht të kalueshme, por duke përdorur zinxhirit, mjaft zona rurale janë praktikisht pjesërisht të bllokuara.

Rruga rajonale Rozhajë-Kullë-Pejë është e mbyllur për të gjitha kategoritë e automjeteve, njoftohet nga autoritet.

Erërat e forta kanë bërë dëme të mëdha materiale, sidomos nëpër çatitë e shtëpive, shtylla elektrike, ku shumë vendbanime kanë mbetur pa rrymë elektrike.Ekipet e specialistëve të Elektroekonomisë të Malit të Zi vazhdojnë punën pa ndërprerje në terren, duke provuar çdo mundësi për rikthimin e furnizimit me energji të zonave të cilat kanë vështirësi në furnizim me energji elektrike.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!