Kurti për Ministër të Jashtëm propozon ish kandidatin për President të Maqedonisë

Ish-kandidati për President të Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka, është prezantuar për Ministër të Punëve Jashtme të Kosovës nga lideri i VV’së, Albin Kurti.

Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetin social Facebook, Kurti pak më parë i ka bërë thirrje LDK’së edhe një herë për marrëveshje, dhe që kjo t’i prezantojë emrat e saj për ministra.

Lista e Kurtit për postet e larta shtetërore në Qeverinë e tij ka qenë mjaftë interesante, ku ai ka përzgjedhur si Zëvendëskryeministër të dytë, Haki Abazin ndërsa Albulena Haxhiun si Ministre të Drejtësisë.

Por surprizë po del të jetë edhe Blerim Reka, të cilin Kurti po e dëshiron Ministër të Jashtëm në Qeverinë e tij, nëse arrin të formojë një të tillë.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!