Zemaj: Do të hapet konkursi edhe për specializantët nga Mali i Zi

Ministri në detyrë i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Armend Zemaj, ka deklaruar se do të hapet konkurs për specializantët nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, raporton Express.

Zemaj ka shkruar në Facebook se pas regjistrimit të 1 mijë e 500 specializantëve për nevojat e Kosovës dhe Luginës së Preshevës, çështja e kandidatëve të rinj për specializime do të vazhdojë për kandidatët nga këto tri vende.

“Pas regjistrimit të 1.500 specializantëve për nevojat e Republikës së Kosovës dhe Luginës së Preshevës, çështja e kandidatëve të rinj për specializime, vazhdon për kandidatët nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Kjo u diskutua në takimin e sotëm me kryetarin e Bordit Qendror për Shkollim Specialistik, dr. Labinot Shahini, andaj jemi dakorduar që të hapet konkurs për specializantët e këtyre tri shteteve”, ka shkruar Zemaj.

Ai ka bërë të ditur se konkursi do të hapet në pajtim me Ligjin për Shëndetësi.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!