Nimanbegu: Thirrje opozitës të kthehen në Kuvend

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi Genci Nimanbegu , i ka bërë thirrje opozitës që të ndërpresë bojkotin dhe të kthehen në Kuvend.

Ai në intervistë për gazetën ”Pobjeda” cilësoi se bojkti nuk është zgjidhje më e mirë, dhe se ndryshimet mund të arrihen vetëm me punë brenda institucioneve.

reklamo

Opozita duhet të kthehet në parlament. Duhet të zhvillohët dialogu dhe të jepet kontribut konstruktiv që do të shkojë në favor edhe të votuesve të tyre dhe të gjithë qytetarëve.

Nimanbegu vlerësoi se është e palogjikshme nga ana e opozitës, e cila pranon rezultatet në nivele lokale , por jo edhe atë në nivel qendror. “Ky është një fakt që vetëm opozita mund tua sqarojë  opinionit publik dhe partnerëve nëdrkombëtar”, tha Nimanbegu.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!