Ministrit për të drejtat e njeriut dhe të pakicave Mehmed Zenka u takua me zonjën Xhihan Sulltanogllu, ndihmësen e sekretarit gjeneral të Kombeve të bashkuara dhe drejtoreshën gjenerale të UNDP pë Europë dhe Bashkësinë e shteteve të pavarura.
Në mes tjerash, ministri Zenka theksoi qëllimin për inkorporimin e të gjithë vlerave, standardeve dhe praktikat e mira dhe të njohura ndërkombëtare lidhur me barazinë gjinore në jetën shoqërore, ekonomike dhe politike në vend.
Sulltanogllu u shpreh se UNDP, së bashku me partnerë të shumtë, do të vazhdojë të mbështes vendet e regjionit në tentimet për arritjen e këtyre qëllimeve.
Bashkëbiseduesit u pajtuan që është i nevojshëm forcimi i bashkëpunimit në fushën e realizimit të politikave të mundësive të barabarta dhe në atë drejtim rakorduan hapat e mëtejmë.
Unioni Demokratik i Shqiptarëve