Anulohet vizita e Markoviq në Kosovë

Është anuluar përfundimisht vizita e kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviq e cila ishte planifikuar të realizohej sot në Kosovë.

Kështu kanë bërë të ditur zyrtarë nga qeveria e Kosovës, të cilët kanë treguar se shkak i anulimit të vizitës janë kushtet e papërshtatshme atmosferike.

“Është anuluar për shkaqe atmosferike. Tash koordinohen agjendat sërish”, ka thënë zëdhënësja e qeverisë Donjeta Gashi.

Ndërkohë, nuk është bërë e ditur se kur do të jetë vizita pas kësaj, ndonëse është paralajmëruar se ajo do të realizohet së shpejti.

Vizita e Markoviq shtyhet për dy orë për shkak të mjegullës në Prishtinë

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq i cili pritet të jetë për një vizitë zyrtare sot në Kosovë ende nuk është nisur për shkak të kushteve atmosferike, saktësisht për shkak të mjegullës në Aeroportin e Prishtinës.

Vizita e kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviq është shtyrë për dy orë për shkak të kushteve atmosferike, të cilat po mbretërojnë në Kosovë.

Drejtoresha e Zyrës për informim e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi tha se kryeministri Dushko Markoviq ende nuk është nisur nga Podgorica, pasi po presin dritën jeshile të Aeroportit të Prishtinës për tu nisur për shkak të mjegullës.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!