Zv.kryeministri dhe ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ka përgëzuar partitë shqiptare për mandatet e fituara të dielen në zgjedhjet lokale në Ulqin.
Një lajm i mirë nga Ulqini
Dua t’i përgëzoj partitë shqiptare për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të së dielës. Mandatet e fituara për qeverisjen e Komunës së Ulqinit i shndërrojnë partitë shqiptare atje në faktor zhvillimi, mirëqenieje dhe stabiliteti për të gjithë qytetarët e Ulqinit, shkruan Hoxhaj.