Projekti i ”Shqiptarëve të vendosur”: BE siguron 15 mln € për doganën e re Skje – Zogaj

15 milion euro është shumë që Bashkimi Europian do të financojë hapjen e pikës kufitare Skje – Zogaj, projekt ky dhe kërkesë e koalicionit ”Shqiptarët e vendosur” Forca-UDSH-ASH.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes dy qeverive, asaj shqiptare dhe malazeze për pikën kufitare Zogaj – Skje, pritet që së shpejti të përfundojë studimi e të nisë puna në terren fillimisht për rrugën Shirokë – Zogaj, ku parashikohet zgjerimi i saj dhe asfaktimi me standarte, e më pas hapja e kësaj dogane, shkruan ShkodraNews.

Rruga nga Shiroka në Zogaj megjithatë do të ketë specifikime që i japin një tjetër dimension zhvillimi zonës, por edhe të gjithë brigjeve të liqenit të Shkodres. ShkodraNews ka mësuar se plani i studimit që pritet të përmbyllet brenda një periudhe sa më të shkurtër, parashikon që në këtë gjatësi rruge të ketë ndërhyrje në prishje të ndërtimeve pa leje që kanë lulëzuar vitet e fundit, por edhe në tranzicionin e gjatë 30 vjecar.

Projekti do të financohet nga BE-ja në kuadër të projekteve të përbashkëta IPA, mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!