Kriza politike në komunën e Ulqinit do të zgjidhet më së largu deri të premten e ardhshme me krijimin e një koalicioni të gjerë, njoftuan nga Partia Demokratike e Socialistëve.
Kryetari i Këshillit Komunal të DPS, Lora Nrekiq për Radio Antena M tha se pushtetin e ri do ta bëj partia e tij, Forca, Koalicioni bashku për të ardhmen e Ulqinit dhe Unioni i Demokratik i Shqiptarëve.
Ai konfirmoi se negociatat për formimin e pushtetit të ri do të fillojnë të hënën dhe zbuloi se si do ndahen pozitat kyçe.
Forcës i takon posti i kryetarit të Komunës, PDS posti i kryetarit të Kuvendit, si dhe të sekretarëve për financa dhe urbanizëm do ta mbulojnë anëtarët e PDS-së- tha Nrekiq./Malësia.ME/