Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Jugut pritet të nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake, më të mëdhatë e zhvilluara ndonjëherë, mes tensioneve të larta në gadishullin korean.
Më shumë se 300 mijë trupa koreano-jugore dhe 15 mijë amerikane do të marrin pjesë në stërvtije, siç raportojnë agjencitë ndërkombëtare të lajmeve.
Stërvitjet e përbashkëta nisin disa ditë pasi OKB miratoi sanksionet e reja kundër Koresë së Veriut.
Tensionet janë rritur ndjeshëm që kur Veriu komunist testoi një pajisje nukleare në muajin janar, e ndjekur nga hedhja e një rakete./ TopChannel/