Rruga e re ndihmon shqiptarët në Mal të Zi (Video)

Segmenti rrugor Malësi-Plavë e Guci, i cili kalon nëpërmjet Shqipërisë, po u ofron banorëve të Plavës dhe Gucisë një qasje më të shkurtër në kohë dhe distancë me pjesët qendrore dhe jugore të Malit të Zi, i thanë mbrëmë Zërit të Amerikës banorë të kësaj zone.

Më parë banorët e këtyre zonave udhëtonin më shumë se 250 km për të mbërritur në Podgoricë, ndërsa rruga e re tani e ka shkurtuar distancën në 100 km. Ky segment është cilësuar si rruga e dytë e kombit pasi lidh trevat ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi që nga Plava e Gucia e deri në Ulqin./Zeri i Amerikes/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!