Komisioni vërteton dy kandidatura për president

Komisioni zgjedhor i shtetit e ka vërtetuar dy kandidaturat për president të Malit të Zi, të afaristit Vasilije Miliçkoviq dhe të Hazbija Kallaç.

Këto janë vendimet e para të Komisionit për vërtetimin e kandidaturës për zgjedhjet presidenciale të cilat do të mbahen me 15 prill, shkruan rtcg.

Kandidaturën e vetë në komisionin zgjedhor të shtetit e ka dorëzuar edhe kryetari i Partisë të drejtës dhe pajtimit në Mal të Zi Hazbia Kallaç. Kandidaturën për zgjedhjet presidenciale e kanë paralajmëruar edhe kryetari i Malit të Zi të bashkuar Goran Danilloviq, deputetja e partisë Socialdemokratike Draginja Vuksanoviq, kryetari i Malit të Zi të Vërtet Marko Millaçiq, profesori Gjrogjie Bllazhiq dhe fizikanti Dragan Hajdukoviq.

Të theksojmë se kandidatura për president të Malit të Zi duhet të jetë e përkrahur me 7 mijë e 993 nënshkrime. Afati për dorëzimin e kandidaturave presidenciale është deri me 26 mars.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!