Gjeloshaj: Festuam në mënyrë të kulturuar, pa ofenduar askënd

Forumi Shqiptar fitoi zgjedhjet për Kuvendin Komunal të Tuzit. Votuesit në Malësisë i kanë dhënë mbështetje të parezerv programit tonë për zhvillimin ekonomik të Malësisë, thuhet në një deklarat për opinion të bartësit të Forumit Shqiptar, Nik Gjeloshaj.

Ftoj të gjitha listat zgjedhore që të tërheqen nga përpjekjet për të ndryshuar vullnetin e votuesve me manipulime të ndryshme paszgjedhore.

Të gjithë regjistrat janë të nënshkruara nga të gjithë, pas rivotimit sërish janë nënshkruar dhe për ne ky është fundi, gjithçka është e qartë. I përgëzoj të gjithë këshilltarët e zgjedhur me shpresën se do të punojmë së bashku për të mirën e të gjithë qytetarëve të Malësisë.

Mijëra njerëz festuan fitoren e listës sonë në mbrëmjen e së dielës, për zgjedhjet e para për komunën të plotë të Tuzit, pa asnjë incident më të vogël, me çrastë qytetarët e Malësisë treguan nivel të lartë të përgjegjësisë dhe kulturës.

Mbështetësit tonë në momentet e festimi nuk kanë ofenduar, provokuar apo rrezikuar askënd!

Në Mal të Zi jetojnë kombe dhe fe të ndryshme, shqiptarët kanë dëshmuar dhe treguar në vepër se janë mbrojtësit e Malit të Zi qytetarë, ndryshe nga ata që na kritikojnë dhe hapin dezinformata!

Festimi me flamurin shqiptar nuk do të rrezikojë asnjë nga përimet e shoqërisë malazeze, përkundrazi, ajo tregon kapacitetin demokratik të shtetit!

Sigurisht, është e qartë për të gjithë se këtu nuk është problem festimi i mbështetësve tanë, por përpejkje që rezultati jonë fenomenal dhe mbështetja që kemi fituar nga qytetarë të kalojë në plan të dytë.

Ata që humbin kanë të drejt të për t’u zemëruar, por nuk kanë të drejtë të manipulojnë kaq shumë, thuhet mes tjerash në deklaratën e Gjeloshaj.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!