Dukaj: Shkolla në Hot do të quhet Dedë Gjon Luli

Drejtori gjeneral në drejtorin e arsimit të popujve pakicë Marash Dukaj në një status në rrjetin social facebook ka uruar 6 prillin kryengritjen e Malësisë duke i bashkangjitur edhe një lajm të mirë, se Shkolla Fillore “Jedinstvo” (Bashkimi) në Hot shumë shpejt do i ndryshohet emri në Shkolla Fillore “Dedë Gjon Luli”.
Ky është një lajm i mirë për të gjithë, urojmë që kjo iniciativë të shtrihet edhe në shkollat tjera shqipe në Mal të Zi.
 Më poshtë lexoni të plotë statusin e z. Dukaj

Të nderuar miq,
Në këtë datë të shënuar të kombit tonë, dua të ndaj me ju një lajm të rëndësishëm që lidhet pikërisht me ngjarjen e sotme, pra 6 Prillin! Ka pothuajse njëzet e më shumë vite që hotjanët dhe drejtuesit e shkollës së tyre kërkojnë  që shkolla “Bashkimi” në Skorraq të quhet  “Dedë Gjon Luli“.
 Po sa jam emëruar në drejtorinë e arsimit kam inicuar këtë çështje, ku kam has në përkrahje të parezervë të ministrit, z. Boshkoviq.  Me kënaqësi të veçantë dua të ju njoftoj që ne, si Ministri e Arsimit kemi realizuar të gjitha procedurat dhe ia kemi përcjell organeve të kyeqytetit,  që kjo shkollë në të ardhën ta mbajë me kranari emrin e heroit kombëtar, Dedë Gjon Lulit!
Nga zemra dua të falënderoj të gjithë ata që kontribuan që kjo dëshirë e madhe e hotjanëve  dhe më gjerë të bëhet realitet.
 Po me këtë rast dua të ju njoftoj që shumë shpejt do të kemi edhe realizime projektesh shumë të rëndësishme për të mirën e  arsimit shqip.
Gëzuar këtë festë të rëndësishme për popullin tonë, ta festojmë me dinjitet, ashtu sikur na takon, jo me fjalë të kota e paragjykime për njëri -tjetrin !
Shperndaje