Kryetari i Partisë Demokratike Fatmir Gjeka do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Kosovës Hashim Thaçi, njoftohet nga kjo parti.
Ky solemnitet do të mbahet të premten, më 8 prill, në sheshin qendror “Skenderbeu” në Prishtinë.Një ditë më herët Thaçi në Parlamentin e Kosovës do të bëjë betimin në funksionin e shefit të shtetit.
Thaçi para një viti, kur Gjeka ishte kryetar i Komunës, u shpall qytetar nderi i Ulqinit.