Krivokapiq uroi arqipeshkvin e ri të Tivarit Rrok Gjonlleshaj

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi Ranko Krivokapiq, ka dërguar urim Argjipeshkvisë së Tivarit dhe argjipeshkvit të ri Rrok Gjonlleshaj, i cili është emëruar dje nga ana e papa Françeskut .

“Ju përgëzoj për emërimin si arqipeshkëv i ri i Tivarit dhe ju dëshiroj një shërbim të suksesshëm”.

Komuniteti katolik është një pjesë e rëndësishme e qenies multietnike malazeze, dhe unë besoj se gjatë shërbimit tuaj do të jepni më të mirën komunitetit tuaj, me atë edhe Malit të Zi.

Mali i Zi si shtet qytetar ka një vlerë të veçantë në bashkëjetesën e shumëllojshmërisë dhe ajo duhet të jetë e përhershme që do ta ruajmë të gjithë “, thuhet në urimin e Krivokapiq.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!