Rrëzohet në liqenin e Shkodrës helikopteri i ushtrisë. Dy të vdekur, një i plagosur

 

Një helikopter i Forcave Ajrore  shqiptare është rrëzuar mesditën e sotme në ujrat e liqenit të Shkodrës pranë fshatit Grizhë të Malësisë së Madhe, duke shkaktuar vdekjen e dy pilotëve ndërsa një ushtar ka mbetur i plagosur.

Në bordin e helikopterit  EC 145 kanë qenë dy pilotë, kapiten Florian Deliaj, toger Donald Hoxha të cilët kanë humbur jetën ndërsa është plagosur ushtari profesionist Gerald Baramuca

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Jeronim Bazo në nje konference per median e quajti aksident tragjik dhe se janë angazhuar të gjithë strukturat për zbardhjen e rrethave.

Ndërkohë përmes një deklarate për median MM informonte se helikopteri EC 145 ishte nisur nga Farka rreth orës 12:10 dhe kontakti i fundit me të ka qenë ora 13: 45 minuta e 6 prillit 2016.

Shperndaje