Zbulohet miqësorja e ardhshme e Kombëtares, 7 ditë para Europianit

Në prag të Europianit të Francës, Kombëtarja Shqiptare siguron një tjetër miqësore luksi për fazën përgatitore për  “EURO 2016”

FSHF ka arritur marrëveshjen me homologët ukrainas për të zhvilluar një miqësore midis dy kombëtarëve vetëm një javë përpara startit të Euro 2016. Takimi Shqipëri-Ukrainë do të luhet më datën 3 qershor në stadiumin e Bergamos “Atleti Azzurri d’Italia” dhe do të nisë në ora 20:30, ky pritet një numer i madh i tifozëve shqiptarë, kujtojm se në ndeshjen ndaj Italisë në stadiumin ”Luigi Ferraris” ishin 23.000 shqiptarë

Kjo ndeshje pritet të jetë vendimtare për De Biazin për të caktuar se cilët lojtarë do të jenë titullar në ndeshjet e parë të kampionatit europian ndaj Zvicrës.

Fillimisht Shqipëria do të sfidojë Katarin në datën 29 Maj dhe vetëm dy ditë pas miqësores me Ukrainën në 3 qershor, kuqezinjtë do të ndeshen me 5 qeshor edhe me Kanadanë.

 

Shperndaje