Gjeloshaj emërohet sekretar shtetëror

Sot në mbledhjen e qeverisë së Malit të Zi, Nik Gjeloshaj nga radhët e koalicionit “Shqiptarët e vendosur” u emërua në vendin e sekretarit shtetëror pranë Ministrisë së Administratës Publike.

Gjeloshaj me profesion është profesor i matëmatikës dhe është funksioner i Alternativës Shqiptare.

Gjeloshaj në faqen e tij në facebook shkruan:

Unë vendosa që në emër të ASH, t’u shmangem privilegjeleve që më takojnë, një vit mbas pushimit të mandatit të deputetit, për t’u angazhuar në Ministrinë e Administrimit Publik, në postin politik, Sekretar Shetëror, një detyrë që është më e afërta me ministrin. Siç e dini edhe ju vet, se ministria në fjalë është propozuese formale e ligjit për komunë të Tuzit.

Jo rastësisht do të ushtroj këtë detyrë; sikur kam njoftuar opinionin e gjerë edhe më parë, se në politikë jam angazhuan për Komunën e Tuzit, jam bashkëthemelues i subjektit politik, pra ASH, që qëllim pripar kishte dhe mbetet vetëqeverisja e plotë për Malësinë.

Nga kjo pozitë pa dyshim që më afër do të përcjell implementimin e plotë të ligjit, për faktin që është paraparë të formohet komisioni i posëçëm, në të cilin, një nga anëtarët kryesor do të jetë nga Ministria e Administrimit Publik.

Mund të ju siguroj që ne si subjekt dhe unë personalisht, sikur kam vepruar në pozitat e mëparshme, do të punoj me gjëra konkrete dhe do të jem i hapun për opinionin e gjerë.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!