Edi Rama mbështet Gjukanoviq në zgjedhjet presidenciale

Kryetari i Partisë Socialiste dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mbështetur kandidaturën e kreut të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviq në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, transmeton malësia.me.

Siç njoftojnë nga DPS, Rama vlersoi se kjo është një zgjedhje e qartë pro-evropiane që garanton stabilitet dhe përparim të mëtejshëm në rajon.

Nga DPS thonë se Aleksandar Andrija Pejoviq, Kryetar i Komisionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Integrime Europiane dhe Euro-Atlantike, mori pjesë në Konferencën Ballkanike të Partisë Socialiste Europiane (PSE), e organizuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë.

Rama ka theksuar se “Shqipëria ka marrëdhënie të shkëlqyera me Malin e Zi dhe se konferenca është provë e kësaj.”/Malësia.ME/

Edi Rama, Aleksandar Andrija Pejović

Anton Gjokaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!