Ndahen dekoratat për Smajl Martinin, Baca Kurtin, Trimat e Kojës dhe Rexhep Likën

Institucioni i Presidencës së Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me institutin ,,Albanica” dhe me mbështetje të Komunës së Tuzit, organizoi sot, ceremoninë solemne, në të cilën Ambasadori, Këshilltari i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Flamur Gashi ndau dekorata për malësorët: Smajl Martini, Baca Kurt Gjekën Gjokaj, Trimat e Kojës, Zef Miliqi Lulgjuraj, Gjergj Gjokaj si dhe për anamalasin, Rexhep Lika.

Ambasador Gashi, në fjalën e tij përshëndetëse theksoj që këto dekorata ndahen, në vijën e dekoratave që Republika e Shqipërisë u bën personave dhe figurave të ndritura të kombit të vet, personave që janë sakrifikuar për lirinë e kombit dhe për krijimin e shtetit shqiptar, për personat që qenë pjesë e lëvizjes së madhe të pajtimit të gjaqeve, personave që kanë lënë gjurmë në ruajtjen e dinjitetit dhe vlerave kombëtare jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Dekorata ambasadori ua dha të dekoruarve apo më të afërmve të tyre.

Kryetari i Komunës së Tuzit, z. Nik Gjeloshaj, falënderoi Institucionin e Presidencës për ruajtjen e vlerave kombëtare për shqiptarët që janë jashtë kufirit politik të Republikës së Shqipërisë, duke nderuar dhe kujtuar me dekoratat, këto figura të shquara dhe kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për kombin.

Komuna e Tuzit

May be an image of 2 njerëz, people standing dhe E brendshme
May be an image of 4 njerëz dhe people standing
May be an image of 2 njerëz dhe people standing
May be an image of 3 njerëz dhe people standing
May be an image of 2 njerëz dhe people standing
May be an image of 2 njerëz, people standing dhe E brendshme
Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!