Banorët e Sukruqit mbledhen paratë dhe filluan akcionin për pastrimin e rrugës kryesore nëpër fshat, në një distancë prej tetë kilometrash.
Banori i këti fshati Zef Dedvukaj tha se për këtë aksion i kan mbledhur 300 euro dhe me këto para kan paguar punëtorët dhe janë të kënaqur me punën e bërë.Siç tha ai, këso aksionesh kanë organizuar edhe më herët.
Disa vite më parë nga Kryeqyteti na është caktuar një punëtor për mirëmbajtjen e rrugës por vështirë është ardhur deri te ai dhe një punëtor vetëm nuk mund të bëjë punën si duhet.Aksionet japin rezultate më të mira, thotë Dedvukaj./Malësia.ME/