Deputetët 63.782 € për celularë, Mustafiq shpenzoi më i shumti

Shpenzimet e telefonave celulare të deputeteëve e kaneëkushtuar kuvendin e Malit të Zi për vitin 2015- 63.782 euro.

Shpenzimet mesatare kapin shumen prej 5.270 euro. Sipas raportit mbi shfrytezimin e mjeteve finansiare të Kuvendit, telefonin celulare më së shumti e kanë përdorur nenkryetari i kuvendit Sulo Mustafiq i cili për 12 muaj ka shpenzuar 1.311 euro dhe deputetja Snezhana Jonica e cila ka shpenzuar 1.209 euro.

Deputetët e Frontit demokratik kanë shpenzuar më se shumti mjete për telefonata, duke arritur shumën prej 16.394 euro. Sipas raportit kryetari i kuvendit Ranko Krivokapiq nuk e paguan llogarine për telefon, kurse Mali i Zi Pozitiv është partia e vetme e cila nuk i paguan telefonat përmes kuvendit.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!