Krivokapiq dëshirojmë edhe SNP në Qeveri

Kryetari i Partisë Socialdemokratike ,Ranko Krivokapiq ka thënë se ekziston vetëm një listë opozitare me propozime për ministra në Qeverinë e besimit zgjedhor dhe ka rekomanduar se dëshira e Partisë Socialdemokratike, Demosit dhe URA-s, është që edhe partia Socialiste Popullore të jetë pjesë e Qeverisë.

Kryeministri, duke shfrytëzuar të drejtën e tij kushtetuese do të vendos. Ekziston vetëm një listë e opozitës, ajo që negocioj prej 1 dhjetorit. Këto tri parti janë garant i stabilitetit se marrëveshja mund të funksionojë. Dëshira jonë është që edhe Partia Socialiste Popullore të jetë pjesë e qeverisë ka thënë Krivokapiq. Ai ka theksuar se listën e kanë harmonizuar dhe dërguar. Kjo është lista e vetme e opozitës që e ka nënshkruar marrëveshjen. Pres se kryeministri do ta respektojë këtë fakt dhe pres që ta dërgojë propozimin gjatë vikendit, në mënyrë që të hënën të fillojmë mbledhjen, ka thënë Krivokapiq.

Shperndaje